Showbiz
Rudina Magjistari tregon arsyen pse nuk bëri dasmë…
31 Maj, 2022 | 9:00 am
Rudina Magjistari është një nga prezanzueset ikonë shqiptare me mbi 30 vjet eksperiencë në ekran. Rudina ka realizuar shumë intervista me personazhe të njohur e të panjohur por intervistat e saj numërohen me gishtat e dorës.
Moderatorja e njohur nuk flet thuajse fare as për jetën e saj private ndaj dje nga emisioni “Në kurthin e Piter Pan”, mësuam se pse Rudina nuk ka bërë një ceremoni me fustan të bardhë:
“Nuk kam bërë ceremoni, sepse Mia erdhi shumë shpejt, madje edhe kur mësova që po vinte Mia, isha ende në punë dhe në momentin që mbaroi sezoni, unë u ktheva pas një viti. Por nuk i dihet edhe asaj, kështu që mbeten të hapura këto përgjigje…” , u shpreh Rudina.
Mos ndoshta do ta shohim nuse prej vërteti në një moment të dytë… Vite më parë ajo ka sfiluar me fustan të bardhë dhe është konsideruar si një nga nuset më të bukura…