Kryefjala Logo

Rubrika “Sherret e javës” shikon si protagonist Palomën dhe Ronaldo Sharkën!

4 muaj më parë

Paloma ishte e ftuar në “DWTS Fan Club” me Kiara Titon dhe bëri atë për të cilën e thirrën:Të japë opinionin e saj për konkurentët e këtij viti.

Paloma u ndal tek Ronaldo Sharka për të cilin u shpreh se bën më mirë të prezantojë “Mos i bjer me Top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Po të lë Ronaldo pa përgjigje?Nëpërmjet disa Instastory-ve ai shkruan:”Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”

 

IMG 3019 IMG 3020

Të ngjashme