Showbiz
Rrushja nuk heq dorë nga Erjoni: Kur u deklarua për Mikelën mbante byrzylykun tim!
18 Mars, 2022 | 11:04 am
Erjoni, Mikela, Rrushja kanë qenë trekëndëshi më I përfolur në Përputhen 3. Ndonse pas gjithë takimeve Erjoni vendosi të deklarohej për Mikelën u duk sikur Rrushja e priti mirë këtë gjë.
Por qenkëmi gabuar, ajo jo vetëm që nuk e ka pritur mirë, por tani më ka filluar ngacmimet e para kundrejt çiftit. Ajo ka kujtuar faktin se ditën që ai është deklaruar për Mikelën ka mbajtur byrzylykun e saj në dorë.
Por sipas tij, nuk e ka hequr pasi Rrushja I ka thënë që ta heqë vetëm nëse ndodh diçka e keqe mes tyre.
“O Erjon unë nuk ta kam bërë si shok”-ka thënë Rrushja, ndërkohë që Mikela ka vendosur mos përfshihet në këtë bisedë.