Showbiz
Rrugëtimi i Alban Ramosaj… dhe largimi nga muzika!
1 muaj më parë


Alban Ramosaj ka njoftuar mbrëmë largimin nga muzika. “Kam nevojë të ruaj ende fëmijën e sinqertë brenda meje”, ka thënë Albani në letrën drejtuar publikut të tij. Nuk e kuptuam pse e mori këtë vendim pasi Ramosaj kishte një vend të veçantë në muzikën shqiptare. Nuk ishte një këngëtarë me shumë klikime ( përveç bashkëpunimit me Gjergj Lekën në këngën “Theje” apo edhe me këngën “Thikat e mia” që kanë kapur mbi 10 milion klikime në YouTube).
Por nëse do ti bëjmë një përmbledhje karrierës së tij ai duket se e ka dashur fort të jetë pjesë e artit. Ka marrë pjesë në shumë talent show dhe i ka ngjitur një nga një shkallët e tij të karrierës.
Dhe në momentin e tij më të mirë ka vendosur të largohet… Urojmë që ky vendim i Ramosaj mos të jetë përfundimtar, sepse ai është me të vërtetë një djalë i talentuar.