Showbiz
Rrjeti shperthen kunder saj pas sherrit me Julin, reagon Sindi: Me kane kercenuar mua dhe familjen!
17 Shkurt, 2021 | 1:43 pm
Prej 3 ditesh tashme po diskutohet per sherrin mes Julit dhe Sindit ne Perputhen pasi ky i fundit e krahasoi me vajin e Borshit. Nisur nga kjo produksioni ka vendosur qe te pezulloje per momentin te dy protagonistet.
Pas ketij vendimi publiku i eshte kthyer kunder Sindit ata mbrojne Julin, kerkojne rikthimin e tij ne program dhe perjashtimin e Sindit. Madje ka arritur deri aty ku njerezit kane bere peticion per te mbyllur Instagramin e Sindit.
Pas gjithe ketyre sulmeve Sindi ka reaguar sot nepermjet nje postimi ne Insta story.
“Përshëndetje të gjithëve! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për ti kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që mbasi kam parë ritransmetimin e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe… Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq… Në moment e sipër çdokush do vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska, dhe siç kam vepruar gjithmonë…
Më vjen keq që një shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show… Do të doja të kërkoja shumë falje edhe publikut sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të pa pranuar nga unë… Ju lutem nga zemra të gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë mbas dite dhe jo për një reagim të 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjeshtë pjesë e një reality show… Unë nesër-pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes sime… Çfarë bëni jo njerëz?!”.