Showbiz
Rrjeti e ngatërron me një video erotike, reagon Luana Vjollca: Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze!
1 Tetor, 2023 | 10:40 am

Ekspertë të kriminalistikës paralajmëruan në studiot televizive,se nga SPAK dolën video (më shumë se një) të atyre që pretendohen se janë vajza të showbizi-it, po flasim për video erotike, e që aludohet se zotërohen nga personazhe të krimit shqiptar.
Ajo që njerëzit kanë parë eshte një prej materialeve filmike që po qarkullon më së shumti në Tik Tok dhe ndjekësit po komentojnë masivisht që vajza duket si Luana Vjollca.
Kjo gjë ka detyruar Luanën të reagojë në rrjetet sociale, gjë që moderatorja nuk e bën asnjëherë edhe kur komentohet negativisht apo kritikohet. Ajo ka postuar një InstaStory ku sqaron të vërtetën e saj.
Përveçse vërteton edhe njëherë që vajza në video nuk është ajo (falë mungesës së tatuazheve dhe formave të trupit), Luana shkruan ” Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës”.