Showbiz
Rregjistrimet e këngëve përpara vdekjes, “ringjallin” Dr. Florin (Detajet)
21 Shtator, 2021 | 5:49 pm
Dr. Flori ishte një nga këngëtarët, kantautorët dhe tekshkruesit më të dëgjuar në Shqipëri, ku I dedikoi këngë problematikave të vendit të tij dhe kurrë nuk u komercializuar si gjithë artistët e tjerë deri në vdekje. Në studion e Florian Kondit janë me dhjetra projekte të cilat prisnin që “Doktori” ti vinte në jetë për publikun.
Edhe pse Dr. Flori nuk ia arriti dot të lancoi këto këngë, të tjerë persona si vëllai i tij, Aurela Gace dhe së fundëmi Stine po e mundësojnë dicka të tillë. Pak vite më parë Ëest Side family u rikthye në publik, kësaj here pa Dr. Florin por me zërin e tij tek kënga “Beso”.
Aurela Gaçe dhe kanë njoftuar për një projekt ku përfshinë këngë të rregjistruara të Florian Kondit përpara se të ndërronte jetë me zërin e tij i cili është regjistruar .
“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.
Aurela bëri me dije se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90.
Klipi pritet të dalë së shpejti dhe ne mezi presim ta shohim se si artistët e kanë realizuar.