Kryefjala Logo

Rrëfimin e parë në “Big Brother Vip Kosova” e bëri Stresi…

6 Dhjetor, 2022 | 11:15 pm

Stresi është rrëfyer për herë të parë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. “Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet të rri me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok”, tha Stresi. Ai vijoi më tej duke thënë se, “kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”

Pas shumë muajsh pritjeje “Big Brother Vip” nisi mbrëmjen e djeshme transmetimin e tij, ku nuk munguan banorët surprizë.Një prej tyre ishte pikërisht reperi Arkimed Lushaj, i cili habiti me vendimin për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre dedikuar nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai i kishte thënë se ndodhej në Itali. 

Të ngjashme