Kryefjala Logo

Rrëfimi prekës i Olta Gixharit: Para se të hyja në Big Brother humba fëmijën!

27 Shkurt, 2023 | 11:31 am

Olta Gixhari ka ndarë me banorët një ngjarje të trishtë nga jeta e saj. Pak kohë para se të futej në ‘Big Brother VIP Albania’. Aktorja tregoi se ka humbur një fëmijë.

Olta tha se para se të futej në shtëpi, ngeli shtatzënë mirëpo humbi fëmijën kur ishte vetëm 4-javëshe shtatzënë.Ajo u shpreh se ditët e para kur mësoi se mund ta kishte humbur foshnjën, e kishte me shumë dilemë nëse do merrte pjesë në ‘Big Brother VIP’.

“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori e di kështu “ose…ose”. Unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBV. Ditët e para që isha në dilemë nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja “Nëse e kam humbur fëmijën do hyj në BBVA”. -rrëfeu Olta.

Të ngjashme