Rrefimi i sinqerte i Anxhela Peristerit ne televizionin publik grek: Shqiperia eshte atdheu im!

1 vit më parë

Kengetarja e njohur Anxhela Peristeri, perfaqesuesja e Shqiperise ne Eurovizion me kengen “Karma” ka qene e ftuar ne edicionin qendror te lajmeve ne televizionin publik grek ERT.

Ne kete interviste Anxhela eshte pyetur se cfare do te thote per te Shqiperia:
“Shqiperia eshte Atdheu im, eshte vendi im qe fale mbeshtetjes se tij jam sot ketu ku jam”.

Kengetarja ka folur me shume dashuri dhe krenari per atdheun e saj Shqiperine, e cila i eshte falenderuese per gjithcka qe ka arritur ne jete.

Nje tjeter pyetje ka qene se cfare eshte Greqia per Anxhelen.
Per te cilen ajo ka thene se eshte nje vend qe e do shume dhe ka nje prejardhje te larget te saj. Nisur dhe nga mbiemri i saj eshte e kuptueshme qe “Peristeri” nuk eshte mbiemer shqiptar por Anxhela pohon se ne zemren e saj atdhe eshte vetem Shqiperia.

Anxhela do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion ne Roterdam dhe vemendja e te gjitheve eshte drejt saj, me sigurine qe do te shkelqeje, sic Anxhela di gjithmone ta beje!

Të ngjashme