Showbiz
Rrëfehet Sinan Hoxha: Mora para borxh gjatë pandemisë!
2 Qershor, 2022 | 11:31 am
Mbrëmjen e djeshme, Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në “Pardon my French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron. Ai ka folur për jetën e tij familjare dhe jo vetëm.
Sinani ka rrëfyer pa doreza se gjatë pandemisë ka kaluar një periudhë të vështirë ekonomike, ku i është dashur të marrë para borxh për të mbyllur muajin.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”- ka treguar ai.