Kryefjala Logo

Rrëfehet Sabri Fejzullahu: Isha xheloz, ja ç’bëra për bashkëshorten!

1 Qershor, 2022 | 10:15 am

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka qenë gjithmonë mjaft i dashur për publikun shqiptar, por mesa duket edhe ai qenka një burrë tipik shqiptar. I ftuar në një intervistë ai ka treguar se ka qenë shumë xheloz për bashkëshorten e tij Nerën.

“Ka ditur të këndojë, çfarë zëri ka pasur. I përcjell të gjitha trended muzikore të botës. Dinte të këndonte këngën popullore, dhe në momentin kur e kam njohur. Pasi u martuam ka pasur 4 këngë.

Të gjitha top listat e zuri vendin e parë… edhe nga xhelozia se ka qenë shumë e bukur. Xheloz i sëmurë, thoja ma marrin të tjerët. Ia ndalova këngën. Një mijë herë i kam kërkuar falje.”- ka rrëfyer ai.

Të ngjashme