Kryefjala Logo

Rrefehet pa doreza Paloma, komenton banoret e Big Brother VIP: u zhgenjeva nga …

4 Nëntor, 2021 | 9:56 am

Paloma ishte e ftuar ditën e djeshme në “Pardon My French”, ku nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Kevi Kalos ajo rrëfeu gjithçka rreth qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Në një intervistë pa doreza, Paloma nuk la asgjë pa thënë dhe madje komentoi disa nga banorët me të cilët pati marrëdhëniet më të afërta, apo edhe ata me të cilët ka patur debate të ashpra.

Një nga raportet që krijoi më shumë dyjëzime, ishte pikërisht ai i Palomës me Donaldin, ku pas debateve të ashpra dhe fjalëve të rënda brenda shtëpisë, ditën e djeshme gjatë emisionit, Paloma u tregua shumë herë më e afërt me të. Ajo e shpjegoi edhe këtë marrëdhënie sigurisht duke theksuar ngjashmërinë e karakterit të saj me të Donaldit.

Unë jam mërzitur shumë se u ofendova nga Donaldi… Unë kam të njejtin temperament si Donaldi, duke ia kuptuar tipin… Nuk më intereson për audiencën e Donaldit që më shajnë, por duke i gjykuar nga jashtë ndryshon…

Gjithashtu, Paloma u shpreh edhe për Monikën, me të cilën kujtojmë se ajo ka patur një raport mjaft të afërt. Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Monika po më shtynte drejt qëllimeve që ishin krijuar në grup atje… I afroja ata njerëz se i doja fort, i kisha xhan, por unë kundërshtova votimin e tyre… Unë nuk jam ushtar i askujt, jam e zonja të përballoj çdo situatë. Kam luftuar, kam eksperiencë me këtë gjë… Atë që nuk ia fal vetes është afrimiteti i tepruar me Monikën…

Si një nga personazhet më dinamikë të “Big Brother Vip”, Paloma ka patur përballje me disa banorë, përfshirë edhe Arditin. Pas një faljeje publike të bërë tashmë, ajo zgjedh të sqarojë edhe një herë gjithçka për raportin me të.

Arditi e përdori dhe e ekzagjeroi për lojë, gjithsesi i kërkova falje publikisht…

Por cili është fitues në sytë e saj?! Ja cila ishte përgjigjja e Palomës.

Duke i gjykuar nga jashtë, më duhet edhe pak kohë. Atje kisha të preferuar Monikën, tani shoh që Monika ka shumë defekte…

Të ngjashme