Rrëfehet Ervina Kotolloshi. “Ika nga Shqipëria pasi më vranë nënën”…

3 muaj më parë

Ervina Kotolloshi, e njohur për rolin e “Ponjës” në Portokalli, u largua nga Shqipëria në kulmin e karrierës së saj dhe tashmë jeton prej disa vitesh në Paris.Ervina ka qëndruar larg intervistave dhe vëmendjes publike për kaq shumë kohë por sot tregoi arsyen e largimit nga Shqipëria.

“Ishte një vendim që më është dashur kohë ta marr. E kam lënë për një ngjarje shumë personale në 2006. Nuk kam folur asnjëherë për këtë. Humba mamin në një aksident rrugor dhe personi që e aksidentoi nuk kishte patentë dhe kishte pirë alkool. Mamaja ka vuajtur dy muaj në spital para se të ndërronte jetë.

A duhej shpëtuar mamaja pas këtij aksidenti? Në Kodin Rrugor thuhet se nuk duhet ta lëvizësh kur është pa ndjenja. A duhej operuar disa herë? Nuk e di. Por ajo që më ka lënduar më shumë është gjykatësi. Kur e pyeta pse u dënua kaq pak, mu përgjigj se ‘mamaja juaj s’ka vdekur nga aksidenti’.

Ishte e tmerrshme sepse mami kishte shëndet të plotë deri në ditën e aksidentit”, tha aktorja në një intervistë për Abc e mëngjesit.

Të ngjashme