Kryefjala Logo

Rrefehet Aurela Hoxha:Partneri,jeta si nene dhe pse e mbajti shtatzanine te fshehte

13 Tetor, 2021 | 2:46 pm

Aurela Hoxha eshte prej vitesh pjese e kronikave roze, pamja,karriera dhe sidomos jeta personale kane zgjuar gjithmone interes ne syte e publikut qe e duan ShowBiz-in.

Ne muajt qe lam pas ka qene ne qender te vemendjes prej lajmit qe u be nene ne privatesi dhe heshtje te plote nga syte kureshtare.

U duk sikur brenda nje nate,Aurela gjeti partner dhe beri nje bebush qe e quajten Alaron.Por ne e dim qe keto gjera nuk ndodhin brenda nje nate,ama brenda nje nate mund te tregohen shume gjera.

E ftuar tek Aulona Musta ne “Naten me Aulonen” ajo zbuloi dhe ju pergjigj te gjitha pikpyetjeve.

Pyetjes se pse nuk postoi foto shtatzane,Aurela tha se ishte mbipesha psh:

“Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbu menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia”

E ndersa pyetjes rreth partnerit dhe arsyes pse nuk publikon asnjehere foto me te,Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta beje edhe pse nuk e perjashton mundesine se nje dite mund ta prezantoje tek ndjekesit e saj:“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton!”

Të ngjashme