Showbiz
Rrefehet Antonela e Perputhen: Jam dashuruar me burre te martuar, ja si e zbulova!
15 Nëntor, 2021 | 10:27 am
Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer pa dorashka për jetën e saj në “E diell”.
Ajo ka treguar se është dashuruar me burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.
“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.