Kryefjala Logo

Rozi Radi: “Mediat më futën në sherr me të dashurin”

27 Tetor, 2022 | 9:58 am

Rozana Radi ka qenë së fundmi e ftuar në “Goca dhe Gra”. Këngëtarja ka folur për jetën e saj private duke pranuar se është në një lidhje dashurie prej 10 vitesh. Ajo tregoi edhe një moment kur mediat e kanë ‘futur në sherr’ me partnerin e saj.

“Unë bëja një emision satirik ku thashë jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin. Më pas ika me të dashurin mr pushimr dhe prapë nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti”, ka thënë Rozi.

Ajo është shprehur gjithashtu se, “personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik.”

Të ngjashme