Lifestyle
“Një libër për dashurinë që vret”… së shpejti nga Rozana Radi
22 Prill, 2022 | 10:22 am
Ju e dini tashmë që shumë nga tekstet e këngëve më të bukura shqiptare mbajnë vulën e artistes, Rozana Radi. Por Rozi ka vendosur që së shpejti të botojë edhe një libër (librin e saj të parë), jo me poezi por me histori të vërteta grash.
”I kam shkruar shumë dashurisë dhe dhimbjes, por ky libër është një “telefon letre” i cili mban mesazhe. Mesazhe të grave që dashurojnë deri aty ku dashuria vret më shumë”, shkruan Rozi në një postim në Instagram.
Momentalisht Rozana Radi është duke drejtuar biznesin e saj të veshjeve por e shohim edhe si moderatore krah Fiori Dardhës në emisionin “Xhadat”… (Jo si Jada e Will Smith, që të kuptohemi)