Kryefjala Logo

Rozana Radi zbulon bashkëpunimin e radhës, ja me kë!

19 Dhjetor, 2021 | 11:06 am

Ajo është një nga artistet më të kompletuara në showbiz-in shqiptar. E kemi fjalën për Rozana Radin që i bën të gjitha, biznes, televizion, muzikë dhe teatër. Ajo ka qenë e ftuar në programin Jonida’s Room në Vizion Plus ku ka rrëfyer gjithçka madje edhe planet për një bashkëpunim muzikor.

Unë kam patur më shumë bashkëpunime me meshkujt sepse gjithçka varej nga historiku i këngëve , por nëse do të zgjidhja një vajzë për të bërë këngë kemi diskutuar me Marsela Çibukaj. Ne kemi një timbër karakteristik të zërit dhe shumë shpejt do të vijmë një duet. Por varet nga kushtet, varet se sa është Adi Hila i lirë për të na bërë një këngë të mirë”, ka thënë Rozi.

Kujtojmë që Rozana Radi është tekstshkruesja e një prej hiteve të Marsela Çibukajt, “Thërrime Dashurie”.

https://youtu.be/zapJl6cRNO0

Të ngjashme