Showbiz
Rozana Radi sapo na tregoi se si duket ky personazh publik me barkun e rrumbullakosur…
8 Shtator, 2022 | 3:51 pm

Pak kohë më parë Andresa Ambrosia na bëri me dije se ishte në pritje të ëmbël. Por po ti hedhësh një sy Instagramit të saj shohim që ajo nuk ka postuar ende asnjë foto me barkun e rrumbullakosur. E për pasojë kuriozitetit tonë i vjen në ndihmë Rozana Radi, e cila me anë të një videoje në Instagram na ka treguar se si duket Andresa.
Shohim që Andresa duket në superformë dhe në shoqërinë e miqve të saj stilistit Joni Peçi dhe artistes, Rozana Radi. Kujtojmë se Andresa është në lidhje prej shumë vitesh me një djalë italian të quajtur Mirko, që së shpejti do të bekohen edhe me një bebush.