Kryefjala Logo

Rozana Radi me mesazh për banoren:”Ah moj Egla,s’ke shkuar me pushime atje”

16 Janar, 2024 | 8:51 am

Vetëm para 3 ditësh rinisi transmetimi i formatit më të ‘BBV3’ dhe debate të shumta kanë qenë të pranishme që mëngjesin e ditës së parë.

Një prej banoreve më të përfolura është dhe Egla Ceno e cila është përfshirë në shumë debate pothuajse me çdo banor brenda shtëpisë. Një debat që bëri zhurmë të madhe ishte dhe ai me Jul Dedën, ku sipas Eglës, asnjë banor nuk duhet të zhvishet në prani të njëri-tjetrit.

Mirëpo aktorja Rozana Radi ka një mesazh për Eglën: ‘Ah moj Egla, nuk ke shkuar me pushime atje. Atje ke një bibël, e cila thotë gjithçka që s’është e ndaluar është e lejuar. Që do të thotë se ku zhvishet çdokush prej banorëve është problemi i tyre. Unë nuk mendoj se një aktore që zhvishet në backstage, se do të hyjë në skenën tjetër, ka problem se Juli po heq thjesht pantallonat dhe po vesh tutat në dhomën e gjumit. Mos harro që të laheni me rroba banje!’ka shkruar Rozana për Eglën.

Të ngjashme