Kryefjala Logo

Roza nuk i braktis provokimet:”Lë femra shtatzënë dhe ikën”

3 Mars, 2024 | 11:27 am

Pas largimit të Fatjonit,banorët kanë qënë ende me gjak të nxehtë dhe të uritur për debat.Dyshja e cila ka pasur një përplasje të fortë ka qënë dhe Roza me Meritonin.

Roza i ka përmendur Meritonit të birin dhe e ka akuzuar se është ai lloj mashkulli që lë femra shtatzënë dhe ikën.

Roza: Ai djali yt e ka babain gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde?

Meriton: Duhet të të vijë turp.

Roza: Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim?

Meriton: Nuk kam pse të të jap përgjigje.

Roza Lati: Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni.

Meriton: Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje?

Roza: S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat.

Të ngjashme