Showbiz
Rovena Stefa tregon se si e rrëmbyen në vitin 1997!
1 Nëntor, 2024 | 9:29 am
Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena Stefa, ka treguar një histori në tragjedinë e luftës civile të ’97-ës.
Këngëtarja e njohur u tregoi banorëve se si bandat në Elbasan kishin dal të rrëmbejnë gocat, e që ‘viktimë’ e tyre ngeli një shoqe e saj.
“Ne ishim 16-17 vjeçe. Ecnim me frikë deri shkonim tek kalaja, aty unë kisha tezen time. Nuk e harroj asnjëherë atë frikë që dëshironin të na rrëmbenin, dhe njërën nga shoqen tonë e kanë rrëmbyer”, tha ajo.
Artistja tutje theksoi: “Ajo më vonë u lajmërua në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtoj”.
Secili nga banorët ka rrëfyer nga një ngjarje të tyre të ndodhur shumë vite më parë.
Këto histori të tyre qenë shumë interesante e në të shumtën e rasteve edhe prekëse.
Për situatën e ndodhur dy ditë më parë mes Xuxit e Mevlanit pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të premten.