Kryefjala Logo

Ronela shfaqet në gjendje të rënduar: “Kaq është maksimumi im”

2 vite më parë

Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison me këngën ‘Sekret’. Ajo ka dhënë një konferencë për shtyp në Torino ku ka folur për bullizmin, dhe mesa duket nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative në drejtim të saj.

7774029C 9DF2 4379 8849 6A68E4EE6F43

Në një postim në Twitter ajo thotë se:

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë.

Ajo ka vijuar duke thënë se, “kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”

Në fakt Eurovisioni ka qenë një stres për të gjithë artistët që kanë marrë pjesë. Në këtë pikë përpara se të merrte pjesë në Festivalin e RTSh, Ronela do bënte mirë të ishte konsultuar me dy-tre kolegë artistë përpara se të merrte pjesë.
(Ky ishte një opinion i Kryefjala.com pasi shohim që Ronela ka shumë luhatje humori, herë shfaqet si një vajzë luftarake dhe herë si një vajzë e brishtë. Këshilla jonë për këngëtaren do të ishte të qëndronte larg rrjeteve sociale dhe ta shijonte këtë eksperiencë me të mirat dhe të këqijat e saj)…

Gjithsesi ne jemi me ty dhe do të të mbështesim…

Të ngjashme