Showbiz
Ronela Hajati: “Po kaloj një periudhë emotive”
13 Prill, 2022 | 1:27 pm

Kjo periudhë ka qenë tejet intensive për Ronela Hajatin. Ajo ka treguar me një postim në Instagram se këto kohë ndihet shumë emotive dhe ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.
“Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision”, shkruan Ronela.
”Kam gjithë jetën që këndoj në shumë skena dhe ndjej se kam nevojë për një hap të madh të shkoj më përpara! Dëshira ime më e madhe është që gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua” ka thënë këngëtarja e këngës “Sekreti”.
Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”, e cila është një nga hitet më të dëgjuara të Eurovisionit.