Kryefjala Logo

Ronela Hajati pa filtra:”Më ka ngacmuar 80% e estradës!”

7 Gusht, 2024 | 10:22 am

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, për një intervistë në “Pushime on Top” me Eni Shehun, ka folur lidhur me fillimet e karrierës së saj. Ajo tregon se asokohe e ka ngacmuar 80% e estradës, por për të kjo gjë ka qenë tepër normale madje shprehet se në të tillë situatë kanë qenë pothuajse të gjitha gocat.

Eni Shehu: Ty të ka ndodhur në ndonjë ambient artistik të njihesh dhe të flirtosh apo të kesh marrëdhënie me kolegë ose…

Ronela Hajati: Njerëz jemi, (qesh). Po më ka ndodhur.

Eni Shehu: Jo ajo historia që dimë të gjithë, tjetër.

Ronela Hajati: Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit.

Eni Shehu: Ndonjë lidhje në Big Brother do e kishe menduar apo do e kishe përjashtuar?

Ronela Hajati: Të gjithë njerëzit thonë nuk e besoj, por nuk i dihet se çfarë ndodh në jetë. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por sikur snuk shumë, kupton.

Të ngjashme