Showbiz
Ronela e ka ndarë mendjen. Në Eurovizion për herë të dytë…
21 Shkurt, 2023 | 7:54 am
Ronela Hajati dëshiron të prekë sërish skenën e Eurovizion, por këtë radhë jo për Shqipërinë. Ajo po konkurron në festivalin ‘Una Voce per San Marino’, i cili përzgjedh këngën për të përfaqësuar San Marinon në ‘Eurovision 2023’.
Në këtë konkurs që këngëtarja shqiptare po merr pjedë ka të tjerë pjesëmarrës që njësoj si ajo kanë provuar një herë skenën e Eurovizion për vendet e tyre. Ata janë Ciro de Luca nga Rumania, Alfie Arcuri nga Australia, Nicole Hammett nga Malta, Erna Hrönn nga Islanda dhe Jenny May nga Letonia.
Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2022, me këngën “Sekret”, por që nuk u kualifikua në finale.