Kryefjala Logo

Ronaldo Sharka: Mund të qeshni tani, por unë mund të isha fitues i BB VIP 2

12 Janar, 2024 | 1:20 pm

Ronaldo Sharka, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”. Ai ka folur mbi Big Brother VIP 3 që pritet të fillojë.

“Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë ndonjëherë.

Më ka ngelur peng vetëm një gjë, që nuk vazhdova atë në të cilën unë njihem në gazetari, ku më besoni se ndoshta do qeshni, por nëse unë nuk do isha mbyllur aq shumë në emocione, nuk do isha prekur aq shumë, nuk do isha aq shumë i ndjeshëm, unë mund isha dhe fituesi i BBV2. Mund të qeshni sa të doni tani, por duke njohur potencialin tim dhe sesa lëmsh mund ta bëja shtëpinë por dhe sesa poshtë mund ta vija dikë me argumente, mund ta fitoja “BBV”.

Të ngjashme