Kryefjala Logo

Ronaldo Sharka i bën thirrje pasanikëve: Dua një makinë luksoze

8 Gusht, 2023 | 2:34 pm

Ronaldo Sharka herë pas here bën postime shumë ‘funny’ në profilin e tij në “Instagram”, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e të gjithëve. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Ronaldo ka postur disa video në “Instastory”, ku u ka bërë thirrje personave që bëjnë pjesë te kategoria e të pasurve, që t’i blejnë një makinë të shtrenjtë dhe luksoze.

Ai shprehet se kjo do të jetë gjëja më e bukur që ata do të bëjnë këtë verë. Kuptohet që ky postim është me sens humori, ashtu siç Sharka bën së fundmi.

“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem.

Domethënë përveçse do të bëjë diçka të bukur, do të bëjë një njeri të ndihet mirë, që në këtë rast jam unë. Por do të bëjë edhe diçka ndryshe në jetën e vet. E di që mund të keni bërë shumë gjëra këtë verë po kjo do të jetë gjëja më e bukur e kësaj vere. Përveç kësaj mund të dalësh në portale.

Ndryshe tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq”, dëgjohet të thotë moderatori në videot e postuara në “Instastory”.

Të ngjashme