Kryefjala Logo

Romeo i mërzitur me Meritonin: Ka fjetur në shtëpinë time…

21 Shkurt, 2024 | 8:00 pm

Miqësia mes Meritonit dhe Romeos duket se është krisur totalisht, prej pak ditësh, ndërsa sot aktori ka biseduar kryesisht me Erjolën në shtëpinë e “BBVIP” lidhur me sjelljen ‘e pahijshme’ që moderatori ka pasur së fundmi. Duke rrëfyer më tepër për afrimitetin dhe marrëdhënien që jo vetëm

Romeo, por edhe Erjola ka patur jashtë shtëpisë me Meritonin ata thanë: Romeo: Ja kam thënë (Meritonit) dy herë ‘kujdes, se je gjithë ky djalë, je i qeshur, kujdes!’

Erjola: Kam ngrënë e kam fjetur me të e me njerëz, e kam dashur me pastërti! Romeo: Ka fjetur në shtëpinë time ai moj! Ia ka bërë babai im kafenë, ka fjetur në shtëpinë time, kam liruar krevatin, çfarë po thua?

Bardhi: Doja t’i thoja se Ilnisa bëri një pyetje shumë tendencioze dhe ishte gabim. ‘Pse ti s’po e merr Ilnisën të flasësh, t’i thuash mos mi sulmo shokët kot, se ti duhet të marrësh femrën tënde dhe t’i thuash’.

Erjola: Çfarë femre ka ai, ajo është më keq se burrat! Ky ka veshur takat ajo ka veshur këpucët e burrit, na lodhi!” Pra duket se Meritoni nuk ka më miq në shtëpi, të paktën ata që ka pasur jashtë, përfshirë edhe Riken.

Të ngjashme