Showbiz
Roberti pyet Norën hapur: A je bërë pishman që jemi ndarë?!
2 Janar, 2021 | 6:51 pm
Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit para disa kohësh ishte një ndër temat më të nxehta në Shoëbizin shqiptar.
Ccifti shikohej si dyshja perfekte dhe kishin vite që ishin bashkë dhe janë prindër të një fëmije.
Ai ka qenë i ftuar sëbashku me vëllain e tij Patrisin në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc për të festuar ardhjen e 2021.
Roberti në një moment bëri rolin e moderatorit ku përballë kishte “Nora Istrefin” për ta marrë në intervistë, kjo e fundit e improvizuar nga Jonida Shehu.
“Pyetja që do të jetë kulmi i intervistës tënde me Norën”, shprehet Jonida.
Robert Berisha: A je pishman që jemi nda? Hë moj Nora fol tash
Jonida Shehu (në rolin e Nora Istrefit): Jam shumë pishman Robert. A mund të bashkohemi?
Robert Berisha: Tash është vonë për fatin tonë. Lamtumirë përgjithmonë!
Nga kjo mini-intervistë e improvizuar në Soiree, kuptuam që mes tyre nuk do të ketë kurrë një rikthim, edhe nëse Nora Istrefi do kërkonte një ribashkim se ishte bërë pishman.