Robert Berisha ne nje lidhje me modelen italiane, reagon ish e dashura e tij!

2 vite më parë

Këngëtari Robert Berisha dhe modelja e njohur italiane Maria Bove janë bërë së fundmi kryefjala e mediave. Modelja simpatike ka qenë duke darkuar me këngëtarin dhe krahas videove të ndryshme ka postuar edhe një ku shfaqet duke shkëmbyer puthje pasionante gjatë darkës me Robert Berishën, të cilit i ka bërë tag në video, ndërsa e ka shoqëruar postimin me një zemër të madhe.

Ndërsa këngëtari ka postuar një video nga darka e tyre romantike ku fillon të filmojë modelen e cila duke qeshur i thotë: “Më ler të bëhem gati”.

“Ti je gjithmonë gati, o Zot”, dëgjohet të thotë Roberti ndërsa duket që po admiron pamjen e modeles simpatike.

auto_rob1612911835.jpg

 

Që pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, Roberti ka qenë gjithmonë i rezervuar lidhur me jetën e tij private, por duket se së fundmi ka vendosur të ndryshojë aq sa i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit.

Pas këtyre videove, fansat ngacmuan pak rrjetet sociale të Jessica Kadiut, e cila përjetoi një romancë të shumëpërfolur me Berishën.

“E pe videon e sapohedhur të një vajze duke puthur Robertin?”- i shkroi një ndjekës.

Dhe përgjigjja nuk vonoi:

“Ju kam juve si FBI skam neoj me pa se mi dergoni juve. Po lejeeeee bre se sdu me ja dit aji eshte problemi i saj tani hahahahaha i uroj fat asaj, kam kaluar kohën kur kishta ndjenja për të shumë kohë më parë. Gjithmon ju kam premtu qe nje dit do flas hapur dhe me ne fund jam shume okay qe te flas pa doreza. Kjo do jet hera e fundit qe fol nlidhje me kte tem jo pse me bezdis por sepse jam shume mire me vet veten dhe e kaluara duhet të qëndrojë në të kaluarën. Jam shume e lumtur deri tani dhe njerzit qe kam afer meje per momentin. Kam mesuar shume dhe tani e di si me dallu kur nje person te do ne te vertet dhe kur vetem te perdor per interesat e vet. Çdo gje ndodh per nje arsye”, deklaroi Jessica.

Të ngjashme