Kryefjala Logo

Rivale me Fjoralba Ponarin, Xhemi Shehu flet për rikthimin në Portokalli!

3 Tetor, 2022 | 12:34 pm

Kryefjala.com shkroi pak kohë më parë për rikthimin e Xhemi Shehut në Portokalli. Ndonse mbrëmjen e djeshme ajo ka dalë në ekran krahë Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.

E ftuar në Wake Up Xhemi ka treguar se i dukej sikur ishte rikthyer tek dashuria e vjetër, të cilën e kishte lënë dhe e kishte marrë malli. Ndonse shprehet se shkak i rikthimit ishte bërë pikërisht Salsano Rrapi. Ndonse u aludua për një rivalitet mes saj dhe Fjoralba Ponarit, e cila ishte aktualisht moderatore në Portokalli. E pyetur për këtë Xhemi ka thënë:

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”

Të ngjashme