Kryefjala Logo

Rita Ora po bashkon forcat me këtë artiste shqiptare

11 Gusht, 2022 | 5:03 pm

Shumë, shumë lajme nga Rita Ora. Përveçse i ka dhënë fund beqarisë dhe tashmë është zonja Waititi, një burim tha për “The Sun” se artistja shqiptare është duke punuar në studio për albumin e saj të ri.

Por në këtë album të ri në karrierën e saj, Rita do të përfshijë edhe një bashkëpunim me një artiste tjetër të famshme. Ajo është gjithashtu shqiptare me origjinë dhe shumë e suksesshme, bëhet fjalë për Ava Max.

Ava Max, emri i së cilës është Amanda Koçi është e njohur nga hiti i saj i famshëm “Sweet but Psycho”. Ava ka publikuar deri tani një album të titulluar “Heaven and Hell”, ndërsa Rita Ora ka deri më tani dy albume: “Phoenix” dhe “O.R.A”.

44078345 A194 4093 A6E6 BBDEC6D33D79

Të ngjashme