Rita Ora mërzit fansat…

1 muaj më parë

Fansat e Rita Orës po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i muzikës pop, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit.

Ata kanë vënë re dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në koopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet Rita Ora në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.

“Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe nga pllaka ime vynyl që kishanë një CD të nënshkruar? Shpjegohuni ju lutem”, shkruan një fans i këngëtares.

Për të promovuar albumin e saj të fundit, “You & I”, i publikuar më 14 korrik Rita Ora ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar duke nënshkruar kopje për fansat e zjarrtë, duke vizituar pesë qytete brenda një dite duke përfshirë edhe Liverpoolin.

IMG 5584

Të ngjashme