Kryefjala Logo

Rita Ora hap “arkivat” flet për Rihannën dhe Roc Nation…

1 Dhjetor, 2022 | 10:03 am

”Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer” kështu tha Rita Ora në një intervistë të saj të fundit për BBC.

Ajo ka treguar se muzika që krijohej për të i shkonte si fillim Rihannës, si artistja më e njohur e studios. “Fillimisht ajo refuzonte, por më pas i pëlqyen këngët që ishin kompozuar në studio dhe si rezultat i morri për vete”, ka treguar Rita Ora.

Duke u ndalur tek marrëdhënia e saj me Rihannën, Rita u shpreh se, “ mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk jam gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”.

Aktualisht Rita Ora vijon karrierën e saj muzikore por edhe atë të kinematografisë dhe në të njëjtën kohë po shijon martesën me regjisorin, Taika Waititi.

Të ngjashme