Showbiz
Rita Ora flet shqip në Voice, flet Sihana: “Jam e lumtur që dy shqiptare do të punojnë bashkë”
1 muaj më parë


Si u ndje 16-vjeçarja kur Rita Ora foli shqip para botës?! Ndjesitë e saj ajo i ka rrëfyer në një intervistë për “Klan Kosova”.
“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e ka dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.
Kur më ka pyetur për mbiemërin kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, u shpreh Sihana