Showbiz
Rita Ora dhe Dua Lipa lënë pas mërzinë, rikthehen sërish me bashkëpunim
6 Janar, 2024 | 3:47 pm
Rita Ora është gati të lërë pas keqkuptimet me Dua Lipën dhe dëshiron të bëjë një këngë me të.
Yjet e muzikës pop, kanë pasur një raport të ftohtë gjatë viteve, por tani Rita është gati të vazhdojë përpara, shkruan The Sun.
Për fluksin e këngëtareve nga Evropa Juglindore, Rita tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të treja”.