Kryefjala Logo

Rikthimi i Borës në “Përputhen”, dëshirë apo domosdoshmëri?!

3 Dhjetor, 2022 | 3:13 pm

Është tashmë zyrtare Bora Zemani do të rikthehet në “Përputhen”. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja mbrëmë gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”, të cilit po i vjen fundi. Në Top-Channel do të nisë së shpejti një nga programet më të rëndësishëm si “Big Brother” që për të gjithë shqiptarët mban vulën e Arbana Osmanit.

Me mbarimin e “Dancing with the Stars” duket se për Borën nuk do të kishte një vend të ri në televizion (ndoshta dhe mund të krijohej një program i ri, pi hë për hë asgjë e re s’po përflitet nga Topi) andaj na lind pyetja rikthimi i saj në “Përputhen” ishte me dëshirë apo thjesht dhe vetëm se i duhej një vend pune?!

Edhe pse rrjetet sociale janë në kulmin e tyre personazhet publikë e kanë të qartë ende fuqinë e medias, andaj dhe rikthimi në programin që Bora drejtoi për dy vjet radhazi duket se është një lëvizje e zgjuar nga ana e saj.
Nga ana tjetër rikthimi i Borës mund të shihet edhe si “shpëtim” pasi në këtë edicion të katërt Përputhen nuk është më programi që i kalonte 1 milion klikimet. Dhe ky problem ka nisur që vitin e kaluar, (kur edhe pasi kishte ndodhur puthja e famshme mes Donaldit dhe Borës), programit të dashurisë i kishte humbur shkëlqimi i dikurshëm.

96488B77 03A2 4D87 8996 143923E51281
D00E809A 514C 4E1C A13C B99392D1EA2B
Pra suksesi i programit s’ka të bëjë shumë me moderatorin se sa me formulën dhe skenarët tashmë të njohur të tij.
Megjithatë rikthimet gjithnjë janë interesante në llojin e tyre. Dhe Bora e ka treguar që është nga ato vajza që jep shanse të dyta. Në jetën personale rikthimi me Donaldin i rezultoi i suksesshëm të shohim se si do të jetë edhe ky në Përputhen…

Të ngjashme