Kryefjala Logo

Rikthehet në festival grupi i famshëm shqiptar…

1 Tetor, 2022 | 6:14 pm

Në festivalin e Radio Televizionit Shqiptarë, do të marrë pjesë një nga grupet më të famshme të viteve 2000 raporton Kryefjala.com. Bëhet fjalë për grupin “Produkt 28” që ka patur si protagonistë tre këngëtarët Fabian Basha, Alban Kondi dhe Turjan Hyska.

Ja tek i shohim çunat teksa punojnë në studion e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe i vetmi që mungon është Turi, i cili prej vitesh është producent i programeve të humorit “Apartament 2Xl”, e tashmë i Klanifornias.

A6A7E262 579F 4310 8A1A 12719EFA9C3C

Grupi “Produkt 28” ka krijuar hite si “Trokas”, “Shqipe”, “Missi im”, “Si pemë” dhe 9 vite më parë u rikthyen për publikun me këngën “Ajër” këngë që e shoqëruan edhe me videoklip. Se çfarë kanë përgatitur së fundmi do ta zbulojmë së shpejti në festival…

Të ngjashme