Showbiz
Rikthehet Elsa Lila!…
19 Tetor, 2022 | 9:04 pm

Elsa Lila u lirua pak kohë më parë nga burgu dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat. Këngëtarja u akuzua si e përfshirë në një bandë të trafikut të drogës, ku thuhet se ishte “llogaritarja”. Megjithatë këngëtarj duket se ka hedhur pas krahëve këtë moment dhe i është rikthyer jetës së saj profesionale.
Fillimisht ka hapur një llogari në Instagram ku menjëherë ka arritur që të ketë mbi 10 mijë ndjekës.
Ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti një këngë të re dhe së fundmi ndodhet në Amerikë ku po realizon një fotosesion me fotografin e mirënjohur shqiptarë, Fadil Berisha.
Nuk e dimë nëse është duke bërë një video të re muzikore apo thjesht disa foto të reja profesionale, por ky rikthim në mediat sociale me siguri është një paralajmërim për diçka të madhe.