Rikthehet Çiljeta në “Për’puthen”dhe tregon “Nuk po shihja gocën pse erdha në emision”

8 muaj më parë

Çiljeta është konkurrentja e “Për’puthen” e cila pak kohë nga hyrja në program u detyrua të largohet.

E rikthyer në emision,ajo shpjegoi arsyen e mungesës së saj qê ishte familja e ish-bashkëshortit.

Ata nuk e kanë lejuar të takojë vajzën pasi nuk e kishin pritur aspak mirë faktin se Çiljeta tregoi historinë e tyre në emision.

“Kam patur shumë probleme familjare për shkak të historisë që tregova.Kam patur probleme me gocën.Isha e qetë se ndodhet me gjyshërit e saj.

Por,pjesa tjetër e familjes,e dashura e ish-burrit tim nuk e pranoi këtë gjë.Ajo është shkkaktari i kësaj ndarjeje.

Unë nuk po shihja gocën se më thanë se kam ardhur në emision dhe i kam ofenduar.Në momentin që unë lashë vajzën tek ata pse duhet të flas keq.

Kjo ndodhi sepse nuk ishte përkthyer si duhet.Kjo ka qënë arsyeja që nuk kam ardhur sepse nuk po shihja gocën.

Unë e mora gocën dhe e kam me vete.Unë e lashë atje sepse është babai dhe gjyshërit por kjo nuk do të thotë se mund të na ndajë dikush.
Ajo është mbi të gjitha në botë.” u shpreh Çiljeta.

Të ngjashme