Showbiz
Rihapet debati Nora-Leonora. Nora thotë si kam vjedhur këngë, Leonora e quan mashtruese…
23 Tetor, 2022 | 11:44 am
“Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit. Të ishte një këngë e Leonorës unë s’do ta bëja kurrë”, ka thënë Nora Istrefi duke rihapur edhe njëherë debatin mes saj dhe Leonora Jakupit.
Bëhet fjalë për këngën “A e ke ditë” të Nora Istrefit e cila është krijuar nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin, këngë që më pas u përvetësua nga Nora.
”Refreni është i Florit ndërsa pjesën tjetër të këngës e kam bërë vetë. Ka qenë këngë shumë personale e imja në kohën kur është bërë dhe e kam ndjerë shumë, hala e dua si këngë”, është shprehur Nora në “Më lër të flas” por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Leonorës.
Ajo është treguar e ashpër duke thënë “edhe hajn edhe rrenc”.
Nora u shpreh gjithashtu kundër raporteve të tensionuara mes vajzave në showbiz duke thënë se është mirë që vajzat ti mbështesin vajzat.