Showbiz
Rihanna zbulon më në fund emrin e fëmijës së parë (se i dyti do zbulohet pas dy vitesh)…
5 muaj më parë


E gjithë bota ishte kurioze të dinte emrin e djalit të Rihannës dhe ende se dimë ç’e shtyu këngëtaren ta fshehë kaq gjatë emrin e të birit. Mediat e huaja thonë se Rihanna dhe A$AP Rocky e kanë quajtur djalin RZA Athelston Mayers.
Ai mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të grupit Wu-Tang.RiRi solli në jetë të birin më 13 maj 2022 dhe u tregua tepër e rezervuar për portretin e tij.
Në shkurt 2023, këngëtarja e “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Por ende s’dimë asgjë për gjininë e bebushit të dytë, që mesa duket do ta mbajnë akoma të fshehtë.