Kryefjala Logo

Rihanna ka neps për këtë ushqim gjatë shtatzënisë së dytë…

31 Mars, 2023 | 9:09 am

Nepsi i Rihanna-s në shtatzaninë e saj të dytë, janë makaronat. Ajo po lë të kuptohet se ka neps për karbohidrate gjatë gjithë shtatzënisë me anë të disa fotove që poston në rrjetet sociale.

Rihanna ndau dy pjata me makarona që i kishte shijuar në Instastory. Të dyja fotot shfaqnin barkun e saj të zhveshur dhe pjatat, të cilat duket se janë ulur në prehrin e saj.

RiRi e njoftoi shtatzëninë e saj teksa ishte duke performuar në “Super Bowl Halftime Show 2023”. Që atëherë, ajo ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur në daljet e saj me partnerin A$AP Rocky dhe në skenë në Oscars.

Të ngjashme