Showbiz
Rezart Veleshnja flet për herë të parë pas largimit nga Top Channel; Nuk më dhanë as dorën!
24 Tetor, 2023 | 7:59 pm
Pas 17 vitesh si pjesë e Top Channel, Rezart Veleshnja është larguar nga Portokallia. Mbrëmjen e sotme ai ka qenë i ftuar në Një Gotë Rose nga Rozana Radi.
Rezi ka treguar respekt për themeluesin Dritan Hoxha si dhe bashkëshorten e tij Vjollca Hoxhën nga e cila ka treguar që ka patur respekt për aktorët. Më tej ai thotë se ka dhënë dorëheqjen se është lodhur.
”Vjollca nuk është më në drejtim se janë vajzat por mirë do ishte të jepnim të paktën një shtërngim duarsh. Çezarit jepi hakun në të fundit pastaj i bie që nuk jemi artista”- ka thënë aktori duke nënkuptuar se ndarja nuk ka qenë edhe aq miqësore.
https://www.instagram.com/reel/CyygGYqNxSq/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==