Showbiz
Reperi shqiptar ja doli dhe ku?! Në Suedi
1 vit më parë

Vig Poppa jeton prej disa vitesh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët në Suedi. Ai është mësuar të shënojë suksese në trevat shqipfolëse, por këtë herë ja ka dalë edhe jashtë tyre.
Reperi i njohur është pranuar që të studiojë në universitetin suedez dhe lajmin e ka bërë publik bashkëshortja e tij në “Instagram”. “Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet”, ka shkruar ajo.
ViG Poppa dhe Lumi B formuan së bashku grupin “Kaos”. Më pas ata i vazhduan karrierat e tyre të ndara por Vig Poppa ka zgjedhur të jetë më i tërhequr se sa kolegu i tij. Kënga e fundit që Vig Poppa ka publikuar ka qenë një vit më parë dhe në bashkëpunim me DjGeek.