Showbiz
Reperi i njohur rrëfen jetën pas operacionit: Kam hequr disa organe!
25 Gusht, 2022 | 5:27 pm
Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë një nga çiftet më të ndjekura dhe më të komentuara në “Instagram”. Por jo gjithçka që shkëlqen është ar… dhe jo çdo gjë shkon vaj në jetë, pasi Fedez kaloi një situatë të vështirë me shëndetin e tij. Ai kishte një tumor të rrallë në pankreas dhe për këtë iu nënshtrua një operacioni.
Por së fundmi Fedez i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve ku e kanë pyetur për jetën e tij pas operacionit. “Janë hequr disa organe (duodeni, fshikëza e tëmthit, pankreasi dhe një pjesë e zorrëve) dhe kjo ka përfshirë një ndryshim rrënjësor në dietën time…”, shkruan reperi në Instagram.
“Nuk jam bërë diabetik, por gjithmonë duhet të kontrolloj gjendjen time, sheqerin në gjak dhe kujdes me të ushqyerit, nuk mund ta teproj më me ushqimin dhe alkoolin”, ka thënë ai.
Fedez do të vijë së shpejti edhe në Tiranë…