Kryefjala Logo

Reperi i njohur diplomohet dhe ja dedikon këtë nënës së tij!

5 muaj më parë

Dita e sotme ka qenë mjaft e veçantë për reperin Gold Ag ose ndryshe Arian Agushi.

Ai përmes një postimi ka zbuluar se ka diplomuar dhe se ka vendosur që ta vazhdojë edhe masterin.

Sukesin ai ia dedikoi nënës së tij mësuese, si një nga shtysat kryesore, ai ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan:

‘’Faleminderit kolegëve për dashnin, respektin dhe ndihmën në çdo aspekt.
Nanën time mësuese kur u larguam nga Presheva në vitin 1997, kur e pyesnin pse po shkoni në Prishtinë, u thoshte të gjithëve për shkollimin e Arianit.Dëshira e saj gjithmonë ka qenë që unë ta kem një fakultet. Dëshirën e saj e plotësova me diplomim e po e vazhdoj me master. Nanë e di që ty nuk të duhet diploma ime, por unë herët a vonë do t’ia shoh hajrin fjalës tënde. FALEMINDERIT ZOT’’.

E916C19E 4E2E 4861 B987 2FD82B4FFE1F

Të ngjashme