Kryefjala Logo

Reperi godet fansen, i hedh mikrofonin në fytyrë…

2 Shtator, 2023 | 3:38 pm

50 Cent po mohon se ka plagosur qëllimisht një fanse pasi një video e tij duke hedhur një mikrofon në turmë në koncertin e tij në Los Angeles u bë virale.

Ndërsa performonte në Cryto.com Arena të mërkurën, pamjet e siguruara nga USA TODAY tregojnë reperin duke hedhur një mikrofon nga skena. Mikrofoni ishte me sa duket “pajisje jofunksionale”, sipas Rolling Stone dhe NBC News.

Menjëherë pas kësaj, dikush i dha 50 Cent një mikrofon tjetër, për të cilin Rolling Stone raportoi se “me sa duket nuk po funksiononte”. Këtë herë reperi e lëshoi mikrofonin e dytë në të njëjtën zonë të skenës me forcë dhe mesa duket ka plagosur këtë fanse në fytyrë. Avokati i tij tha se ai këtë veprim nuk e bëri qëllimisht.

IMG 6396

Të ngjashme